Barcelona ishte në dijeni nga korriku se Messi dëshiron të largohej, por do habiteni çfarë bëri klubi

E ardhmja e Lionel Messit është ende e paqartë që kur dërgoi të martën e kësaj jave letrën për largim në zyrat e Barcelonës.

Ajo letër i shokoi tifozët e klubit katalunas, ndërsa ishte një befasi dhe alarm për klubet e mëdha evropiane.

Por, sipas asaj që raporton Marca, e vërteta është se Barcelona ishte në dijeni që gjashtë herë fituesit i Topit të Artë e dëshironte largimin nga klubi qysh në muajin korrik.

Ylli 33-vjeçar së bashku me babain që njëherësh është agjenti i tij, kishin ndarë mendjen para një muaji e gjysmë që të largoheni nga Camp Nou pas 230 vitesh qëndrimi të lojtarit.

Barcelona po insiston se Messi nuk do të largohet nga klubi, përkundër interesimit të klube si, Manchester City, Interi, Paris Saint-Germain, Manchester United, Chelsea dhe së fundmi Juventusi që i është bashkuar garës.

Avokatët e argjentinasit kanë konfirmuar se lojtari e dëshiron largimin nga klubi në mënyrë paqësore.

Duket mos tentuar të shkaktojnë përçarje mes të dyja palëve, avokatët kanë kërkuar një takim me bordin, mirëpo këta të fundit as që janë përgjigjur ndaj kësaj kërkesë.

Ka më shumë se 24 orë që bordi i Barcelonës nuk i kthen Messit përgjigje edhe pse kanë bërë të ditur se ata mund të ulen për të diskutuar rreth rinovimit dhe asnjëherë shitjes së tij.

Klubi po ashtu ka bërë të ditur se lojtari më i mirë në histori të tyre mund të largohet nga Camp Nou vetëm në shumën e 700 milionë eurove, aq edhe sa është klauzola e tij që është aktivizuar pas 1 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *