Katalunasit kishin marrëveshje verbale me holandezin, por në momentet e fundit, PSG-ja ofroi më shumë se dyfishin e pagës që i kishte ofruar Barcelona, andaj lojtari ndërroi mendje dhe vendosi të kalojë në “Parkun e Princave”.
Sipas Diario AS, Barcelona ka hequr dorë nga Wijnladum dhe klubi tani është duke përgatitur ofertë për Pellegrinin.
Pavarësisht që italiani ishte titullar nën urdhrat e Paulo Fonseca, pozita e tij tani është në dyshime me ardhjen e Jose Mourinhos, derisa hynë në vitin e fundit të kontratës.
Barcelona ndoshta do rivalizohet nga Liverpool në javët e ardhshme, të cilët kanë shprehur interesim dhe gjiganti i Seria A kërkon plotë 25 milionë euro.