Barcelona ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në La Liga, për të mbajtur hapin me liderin, Real Madridin.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të, skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore bindëse ndaj Athletic Bilbaos.
Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 4:0, teksa më meritori në këtë triumf ishte Ousmane Dembele.
Francezi fillimisht e hapi serinë e golave në minutën e 12-të dhe pastaj asistoi në të tre golat e radhës, që u shënuan nga Sergio Roberto (18’), Robert Lewandowski (22’) dhe Ferran Torres (73’).
Barcelona pas kësaj fitore ka 28 pikë në pozitën e dytë në tabelë, tri pikë më pak se Real Madridi.
Kurse, Athletic Bilbao renditet i gjashti me 18 pikë.