Barcelona e ka mbyllur sezonin 2019/20 në La Liga me fitore të thellë në udhëtim te Deportivo Alaves me rezultat 5-0.
Ekipi i Quique Setien ka fituar ma vështirësi ndeshjen e fundit të sezonit apo të javës së 38-të në La Liga dhe e ka mbyllur sezonin në vendin e dytë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe tri gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 24 minutave lojë dhe ishte Ansu Fati, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Lionel Messi, ndërsa argjentinas arriti të gjej golin në minutën e 34-të për 0-2.
Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në skenë doli Luis Suarez, i cili në minutën e 44-të shënoi për 0-3 pas asistimit të Jordi Alba.
Në pjesën e dytë përsëri ishte gjiganti katalunas që luajti më mirë, krijoi më shumë dhe shënoi edhe dy gola tjerë.
Nelson Semedo (57’) shënoi për epërsinë 0-4, ndërsa Messi (75’) shënoi golin e dytë personal dhe të 0-5 pas asistimit të Albas.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur të gjejnë golin dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-5.
#LepersAbroad | Lionel Messi with a goal and an assist already for Barcelona against Alavés. They lead 0-3 after 55 minutes.pic.twitter.com/ocpxPVFRub
— Newell's Old Boys – English (@Newells_en) July 19, 2020
MESSI SECOND GOAL FOR BARCELONA [5-0] pic.twitter.com/fCulA5TBgs
— Austin (@austin63867) July 19, 2020
Pas kësaj fitore, Barcelona e mbyll sezonin në vendin e dytë me 82 pikë, ndërsa Alavesi i 16-ti me 39 pikë, duke siguruar së paku edhe një sezon në La Liga.