Agjenti i Ousmane Dembele tashmë është në Londër këto ditë, duke u përpjekur të ringjallë karrierën e klientit të tij.
Sipas disa mediave, francezi ka kohë që është në marrëdhënie nxehtë-ftohtë me Barcelonën, por është këmbëngulës edhe për t’u imponuar. Megjithatë, sipas mediave angleze, ai mund të largohet nga klubi tashmë në këtë afat kalimtar dhe të nënshkruajë për Chelsean.
Dembele mbërriti në Barcelonë me një transfertë prej 105 milionë eurosh dhe mund të rritet edhe me 40 të tjera përmes klauzolave në kontratën e tij.
Lëndimet për shkak të të cilave ai humbi një numër të madh ndeshjesh për klubin, por edhe disa lëvizje që nuk i pëlqyen drejtuesve të Barcelonës, e mbajtën atë larg skuadrës startuese. Tani në Camp Nou ata po përpiqen të rikthejnë të paktën një pjesë të asaj që është investuar në një lojtar të paguar shtrenjtë, i cili ka kontratë vetëm deri në fund të qershorit.
Dembele është i interesuar për Chelsean, kjo pasi ka punuar me Thomas Tuchel te Borussia Dortmund.
Tuchel është i kënaqur me futbollistin francez dhe nuk e ka të qartë se si u gjend në një situatë të pashpresë te Barcelona dhe është gati t’i japë atij një tjetër shans.