Barcelona e fortë edhe pa Messin – Manaj e nxeh stolin

Barcelona e ka nisur me ‘këmbë’ të mbarë edicionin 2021/22, duke mposhtur Real Sociedadin.

Blaugranasit triumfuan me rezultat 4 – 2 në “Camp Nou”.

Gerard Pique zhbllokoi rezultatin pas një goli të bukur me kokë (19′).

Ndërsa, në fundin e pjesës së parë, Martin Braithwaite shënoi golin e tij të parë të kësaj mbrëmje (45+2).

Danezi vazhdoi shkëlqimin duke gjetur edhe golin e dytë personal, njëkohësisht të tretin për katalunasit (59′).

Sociedad vonë nisi të këndellet duke gjetur golin përmes Lobete që shënoi pas asistimit të Barrenetxea (82′).

Kurse, pas vetëm tre minutave, Oyarzbal realizoi supergol nga distanca (85′).

Sociedad deri në fund provoi të gjente golin për të barazuar, por të pafat.

Derisa pritej përfundimi i takimit, në skenë doli Sergi Roberto që vulosi fitoren (90+1).

Ndërkohë, Adnan Januzaj zhvilloi 46 minuta, derisa Rey Manaj qëndroi gjatë tërë ndeshjes në stol.

Me këtë fitore, Barcelona e renditët e dyta me tre pikë, derisa Real Sociedad mban pozitën e 19-të pa pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *