Barcelona e dëshiron transferimin e sulmuesit të Sevillas

Barcelona raportohet se synon transferimin e Erik Lamelas, për të cilin thuhet se interesim kanë shfaqur edhe Atletico Madridi e Valencia.

30-vjeçari ka humbur një pjesë të madhe të këtij sezoni për shkak të lëndimi, i cili e la jashtë nga nëntori i vitit të kaluar deri në marsin e këtij viti, transmeton GE.

Lamela ka shënuar pesë gola dhe dy asistime në 16 paraqitje në La Liga. Ky kontribut në ligë është më i miri i argjentinasit që nga sezoni 2015-16, kur ai gjithashtu shënoi pesë gola në 34 paraqitje me Tottenhamin në Premierligë.

Sipas “Fichajes”, Barcelona e dëshiron transferimin e Lamelas për të shtuar përvojën në fazën e sulmit, por katalunasit për nënshkrimin e tij do të përballen me konkurrencë nga Atletico Madridit dhe Valencia.

Transferimi i sulmuesit të krahut thuhet se varet nga oferta më e mirë që do e marrë Sevilla, pasi ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Sipas “Transfermarkt”, Erik Lamela në tregun e transferimeve vlerësohet me 20 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *