Ndeshja që fillon në ora 16:00 do të zhvillohet në Camp Nou derisa Blaugranasit i pret një takim aspak i lehtë.
Barcelona do të tentojë të barazohet me pikë me Real Madridin në tabelën e La Ligës, të paktën përkohësisht me një fitore kundër Granadas.
Djemtë e Setien s’do ta kenë të lehtë t’i arrijnë qëllimet, pasi që Getafe nuk ka pësuar disfatë që katër ndeshje radhazi dhe ka qenë në formë të mirë përgjatë gjithë këtij sezoni.
Në anën tjetër, Barcelonën mund ta motivojë rekordi i mirë në ndeshjet direkte me Getafen, pasi që s’ka pësuar disfatë që 16 ndeshje ndërsa i ka fituar tri të fundit.