Barcelona e trajnerit Ronald Koeman ka bërë gabimin e parë në La Liga. Katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 kundër Sevillas në “Camp Nou”.
Sfida nisi me një ritëm të çmendur, teksa do të realizoheshin dy gola të shpejtë. Luuk De Jong ishte në vendin dhe në kohën e duhur në minutën e 8-të për të shënuar me një goditje me të majtën.
Barcelona reagoi menjëherë duke gjetur barazimin pas dy minutash me Coutinhon, i cili shfrytëzoi më së miri një gabim të mbrojtjes andaluziane. Në pjesën e dytë Sevilla iu afrua golit të avantazhit, teksa En Nesyri do të frenohej nga tërthorësja.