Barcelona 2-8 Bayern Munich, notat e lojtarëve: Muller me notë maksimale, dëshpëron Messi dhe mbrojtja skandaloze e Barçës

Bayern Munich e ka turpëruar Barcelonën në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Bavarezët kanë triumfuar me rezultat të thellë 8-2, në një ndeshje që e kanë stër dominuar nga fillimi e deri në fundin e saj.

Thomas Muller dhe Philippe Coutinho shënuan nga dy gola, ndërsa Robert Lewandowski, Joshua Kimmich, Serge Gnabry e Ivan Perisic realizuan nga një tjetër.

David Alaba me një autogol dhe Luis Suarez me një gol tjetër ishin realizatorët e Barcelonës në këtë mbrëmje.

E lojtari kryesor i kësaj mbrëmje ka qenë Thomas Muller që kontribuoi me dy gola e një asistim, ku në fund mori edhe notën maksimale 10.

Të gjithë lojtarët e Bayernit pa dallim luajtën një ndeshje të madhe, duke turpëruar katalunasit.

Ashtu siç jemi mësuar çdo herë që Leo Messi të ketë notë të madhe nuk ndodhi në këtë takim një gjë e tillë, pasi argjentinasi nuk ishte në natën e tij më të mirë.


Natyrisht se fajtorët kryesorë për këtë disfatë të turpshme ishte edhe reparti i mbrojtjes që bënë një ndeshje skandaloze së bashku me portierin Marc Andre Ter Stegen. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *