Është mbyllur pjesa e parë mes Barcelonës dhe Sevillës.
Pas 45 minutave lojë në Camp Nou, skuadrat po barazojnë 1-1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët, Luuk de Jong shënoi për 0-1 në minutën e 8’.
Barca reagoi menjëherë dhe në minutën e 10’, shënoi Philippe Coutinho për 1-1.
Barca me Leo Messin u munduan në 45 minutat e pjesës së parë të gjejnë golin e epërsisë, por e kishin të pamundur dhe do të tentojnë diçka të tillë në pjesën e dytë, raporton GE.