Barcelona mund t’i japë një goditje të madhe sonte Atletico Madridit dhe Real Madridit, duke rrëmbyer kreun në La Liga pesë xhiro para fundit të sezonit në Spanjë.
Barça do të presë në Camp Nou Granadën ku kërkon vetëm fitore që do të ketë vlerën e titullit.
Aktualisht, Barcelona ka 71 pikë, aq sa Reali dhe dy më pak se Atletico, por me një fitore nga kjo ndeshje e mbetur me Granandën, do të shkonte në 74 pikë dhe titulli do të varej vetëm prej tyre.
Leo Messi me shokë e din rëndësinë e kësaj ndeshje dhe janë të etur për fitore për të rrëmbyer në fund trofeun për të cilin po lufton aq shumë 33-vjeçari.
Nuestro XI para el #BarçaGranada ? pic.twitter.com/Fcvo8bH8sd
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) April 29, 2021
Granada: Aaron; Nehuen, German, Diaz; Foluquier, Yangel, Brice, Quini; Suarez, Machis, Soldado.