Barcelona po përgatitet përnjë revolucion të vërtetë këtë verë. Reparti që mund të pësojë më shumë ndryshime është sulmi.
Objektivi numër një i katalanasve është padyshim Lautaro Martinez. Megjithatë, duket se rruga për të arritur tek argjentinasi është shumë e komplikuar, për shkak të kërkesave të larta ekonomike të Inter-it.
Kjo është arsyeja pse blaugranat janë vënë në kërkim të alternativave.
Sipas ABC, Barça po mendon për Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi francez mund të largohet nga Arsenal-i pas dy viteve të kaluar me shumë ulje dhe ngritje.
Negociatat për të arritur te ylli i Topçinjve mund të jenë më të lehta dhe katalanasit mund të vendosin seriozisht që të heqin dorë nga Demi.