Barça ‘dëmtohet’ nga ideja e La Ligës për çdo ditë ndeshje, dy takime për 72 orë

Forma e Barcelonës do të testohet menjëhere sapo të rinisë sezoni në La Liga.

La Liga ka publikuar tashmë kalendarin e ndeshjeve të para dhe katalunasit do të luajnë dy takime brenda 72 orëve.

Ata do të luajnë sfidën e parë pas pandemisë me 13 qershor, të shtunën, nga ora 22:00 në udhëtim te Mallorca, çka do të thotë se nuk do të kthehet në Barcelona deri në orët e para të mëngjesit.

Më pas, Barça do të presë në Camp Nou Leganesin, saktësisht tri ditë më vonë, me një ndeshje që do të startojë nga ora 22:00, me 16 qershor, kurse ka gjasa që sërish të luajë me 19 apo 20 qershor.

Barça aktualisht ka dy pikë më shumë se Reali dhe ideja është t’i fitojë 11 finalet e mbetura për t’u shpallur kampione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *