Fortuna Düsseldorf është mjaftuar me barazim ndaj Hertha BSC në kuadër të xhirosë së 24-ë në Bundesligën gjermane.
Ekipi i mesfushorit të Kosovës, Valon Berishës, ishte duke avansuar 3-0 në pjesën e parë, por në pjesën e dytë pranuan tri gola për 9 minuta duke bërë që ndeshja të përfundonte me shifrat e barabarta 3-3.
Valon Berisha ishte startues në këtë takim dhe luajti 74 minuta.
Sipas “Whoscored”, Berisha u vlerësua me notën 6.6 Fortuna Düsseldorf ka 21 pikë dhe gjendet në pozitën e 16-të, pozitë kjo që rrezikon rënien nga liga.