Menaxheri i futbollit, Furio Valcareggi, e ka kritikuar ashpër Mario Balotellin, saqë i ka bërë thirrje të pensionohet nga futbollit qysh tani.
Sulmuesi italian është përjashtuar nga klubi i vet Brescia, pas një vargu mosmarrëveshjesh, të cilat e arritën kulmin kur ai nuk u lejua të futej në qendrën stërvitore, transmeton Gazeta Express.
Ai është lejuar të kthehet sonte në mbrëmje për të kryer teste mjekësore dhe një seancë të shkurtër stërvitore, por vetëm pasi bashkëlojtarët e tij i kishin përfunduar ushtrimet.
“Edhe unë do ta kisha transferuar Balotellin sezonin e kaluar. Megjithatë, në këtë kohë, është e qartë se ai duhet të mos luaj më futboll”, tha Valcareggi.
Përvojat e fundit të Balotellit me Manchester City, Milan, Liverpool, Nice dhe Marseille përfunduan në rrethana të hidhura.
Por Valcareggi fajin ia vë menaxherit të Balotellit, Mino Raiolas.
“Mendoj se Raiola duhet të pranojë një pjesë të përgjegjësisë, sepse ai duhet ta ndihmojë Balotellin të përmirësohet. Ai e paraqet veten si kampion i madh dhe pastaj rezultatet i ka turpëruese”, shtoi ai. /Gazeta-Topi/