Ballkani do ta zhvillojë këtë javë ndeshjen e fundit në kampanjën historike të sivjetme në Ligën e Konferencës.
Skuadra nga Suhareka tashmë veçse është eliminuar nga faza e grupeve, derisa ndeshjen e fundit në grupin G e luan të enjten.
Në “Stadionul Dr. Constantin Rădulescu”, Ballkani është mysafir i Clujit të enjten nga ora 18:45.
Në mëngjesin e sotëm, skuadra e Ilir Dajës u nis nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” drejt aeroportit të Clujit “Napoca”.
Djelmoshat nga Suhareka u nisën rreth orës 10:20, derisa ateruan në Rumani në orën 12:29 (11:29 me kohën tonë lokale).
Udhëtimi u mundësua nga kompania “MyWings”, me aeroplanin e llojit Airbus A319-112.
Ballkani pas ndeshjeve të xhiros së pestë në grup ndodhet e fundit në tabelë me katër pikë.
Sivasspori ndodhet e para me 19 pikë, Cluj e dyta me shtatë aq sa ka edhe Slavia e Pragës në vendin e tretë.