Ballkani ua mbyllë gojën lojtarëve para ndeshjes me Llapin

Skuadra e Ballkanit të martën do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme për Kupën e Kosovës, ku ndeshet me Llapin.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe cilësohet si mjaftë e vështirë për skuadrën nga Suhareka.

Trajneri Bledi Shkëmbi, për ta mbajtur ekipin sa më të përqendruar ka vendosur rregulla në skuadër.

Demokracia.com nga burime të afërta me klubin mëson se lojtarëve iu është ndalur të deklarohen për medie, duke e sjellë kështu një standard të ri në ekipin suharekas.

Sido që të jetë Llapi e Ballkani, ndeshën të martën nga ora 13:00 dhe kjo pritet të jetë një sfidë shumë e luftuar dhe e paqartë deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *