Ballkani ‘të pamëshirshëm’ ndaj Trepçës ’89, Llapi ndalet me barazim nga Dukagjini, Gjilani arrin fitore minimale ndaj Drenicës

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Ballkani shënoi fitore të thellë ndaj Trepçës ’89 me rezultat 7-2 aty ku shkëlqyen dy sulmuesit e skuadrës suharekase, Albion Rrahmani dhe Berisha me nga dy gola.

Në anën tjetër Gjilanit i mjaftoi një gol ndaj Drenicës për të marrë pikët e plota.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi, Baton Zabërgja.

Llapi luajti baras me Dukagjinin me rezultat 1-1 ku realizatorët ishin Arbër Shala dhe Festim Alidema.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *