Ballkani të enjten e kërkon historinë, bastet favorizojnë kundërshtarin

Kampioni i Kosovës Ballkani, nesër merr rrugë drejt Ishujve Faroe ku të enjten do të ballafaqohet me Klaksvik në kuadër të rrethit të tretë të Conference League.

Ndeshja e parë e luajtur në “Fadil Vokrri” është mbyllur me fitoren e suharekasve me rezultat 3:2 dhe është shumë afër të prek “Play-offin”, por për të arritur këtë i ka edhe 90 minuta për t’i luajtur në Ishujt Faroe.

Ndeshja luhet nga ora 20:00 të enjten, derisa kompanitë e basteve tashmë i kanë përcaktua favoritët.

Vendasit për fitore kanë kuotën 2.20 ndërsa Ballkani ka kuotën 3.10. Barazimi koyutohet me 3.61. Gjithsesi, Ballkani e ka më afër kualifikimin pasi ka një përparësi nga ndeshja e parë me shpresë se do të arrijë ta menaxhojë atë dhe kështu për herë të parë në histori të futbollit tonë një skuadër të arrijë në “Play –off e pse jo edhe të kërkojë më pas fazën e grupeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *