Humbja e Dritës në derbi nga Prishtina me rezultat 2-1 ka rritur apetitet e Ballkanit që luftën për titull ta bëjë edhe më të zjarrtë.
Kampioni aktual sot e pret Trepçën ’89 në Suharekë, ndaj së cilës kërkon tre pikë të plota.
Momentalisht skuadra e Ilir Dajës ka 22 pikë, 5 më pak se Drita që mban vendin e parë, por me fitore eventuale do ta ngushtonte diferencën në vetëm dy pikë.
Një tjetër ndeshje shumë interesante do të zhvillohet në Gjilanit, aty ku Gjilani e pret Drenicën.
Gjilani ka 18 pikë në vendin e katërt, kurse Drenica është e gjashta me 12 pikë.