Ballkani shënon fitore bindëse ndaj Besës

Pas humbjes nga Prishtina, skuadra e Ballkanit është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, suharekasit kanë shënuar fitore të lehtë ndaj Besës.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suahrekë ka përfunduar me rezultatin 4-1.

Meriton Korenica shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa nga një për vendasit e shënuan edhe Nazmi Gripshi e Arbër Prekazi.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët nga Peja e shënoi Ardi Qorri.

Ballkani tani ka 58 pikë dhe është lider, por me pikë të njëjta me Dritën e vendit të dytë. “Intelektualët” ndeshjen e kësaj jave e luajnë nesër (e diel) ndaj Llapit.

Ndërkaq, Besa mbetet e fundit në tabelë (e dhjeta) me dhjetë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *