Ballkani sërish në grupet e Ligës së Konferencës

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka rishkruar historinë duke arritur që të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për herë të dytë radhazi.

Të përzgjedhur e trajnerit Ilir Daja eliminuan skuadrën nga Bjellorusia pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 4-2, duke bërë kështu një tjetër hap të madh në futbollin evropian.

Në ndeshjen kthyese, Ballkani pësoi disfatë minimale 1-0 në Hungari, por vazhdoi tutje duke iu falënderuar fitores së thellë në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 4-1.

Skuadra nga Suhareka edhe njëherë dëshmoi se është krenaria e futbollit kosovar, duke eliminuar skuadra të mëdha për të arritur deri në këtë fazë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *