Dueli derbi i xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, Ballkani – Prishtina, ka përfunduar me tensione e arrestime
Në raportin e Policisë së Kosovës shkruhet se një person është arrestuar pas ndeshjes për shkak të fyerjeve e ndaj gjyqtarëve dhe futbollistëve.
“Stadiumi i Qytetit, Suharekë 04.04.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas ndeshjes futbollistike kishte filluar ti fyej, referat dhe lojtarët, por pas reagimit të policisë i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, Prishtina e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Armend Thaqi, i cili në pjesën e parë e dërgoi një top në portën e tij.