Ballkani nuk ka lejuar befasi duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2:0 dhe në mënyrën më të mirë të mundshme e ka shfrytëzuar gabimin e Dritës që e bëri dje ndaj Prishtinës ku u mposht me rezultat 1:2.
Derisa Ballkani nuk lejoj befasi në javën e 12-të në Albi Mall Superliga, një befasi të madhe e ka shkaktuar Gjilani që u mposht me rezultat 0:2 nga Drenica, dhe kjo tregon se tek ekipi i Anamoravës, veçse ka filluar kriza që nga dorëheqja e kryetarit Florim Zuka.