Ballkani ka regjistruar vitin e dytë radhazi pa arritur objektivat që ka pasur në fillim të kampionatit.
“Portokallezinjtë” në dy vitet e fundit kanë qenë ndër skuadrat më kërkuese për trofe dhe vendet që sigurojnë garat evropiane.
Suharekasit nuk janë dorëzuar ende pasi kanë paralajmëruar se sërish vitin e ardhshëm do të jenë njëra nga skuadrat që do thonë fjalën kryesore.
Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit, Ballkani ka falënderuar mbështetësit e tyre për edicionin që lamë pas.
Postimi i plotë i FC Ballkanit në Facebook:
“Të dashur tifoz të klubit tonë
Në pamundësi për t’iu takuar secilin personalisht shfrytëzojmë rastin që përmes këtij mesazhi të iu falendërojmë për mbështetjen dhe përkrahjen tuaj ndaj nesh si atëherë kur kemi arritur rezultate të mira e po ashtu edhe në situata të vështira ku ne si klub nuk mundem ti arrijmë objektivat që kemi synuar sidomos keto dy sezonet e fundit .
Megjithatë, këto dy sezone do jenë e kaluara jonë ngase kemi marrë mësimimin e duhur për të vazhduar edhe më të fortë se deri më tani,
Juve tifoz dhe opinion futbolldashës iu premtojmë që edicionin e ardhshëm do të jemi më të mobilizuar dhe nuk do të mungojnë rezultatet e kërkuara.
FC Ballkani falënderon të gjithë dashamirësit e klubit tonë që kanë qënë të përfshirë rreth klubit, institucionet lokale e po ashtu edhe ato qëndrore në krye me FFK-në.
Në veçanti i’u jemi falënderues futbollistëve tanë për çdo pikë djerse të derdhur në fushën e lojës!
Tani jemi për ndryshime pozitive dhe kemi vënë objektiva të qarta për arritjen e sukseseve të klubit.
Mirupafshim së shpejti.
Me respekt!
FC BALLKANI”.