Ballkani mposht Vushtrrinë, Gjilani rrëshqet në luftën për titull

Skuadra e Ballkanit ka triumfuar lehtësisht ndaj Vushtrrisë me rezultat 3:1, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të në Superligë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, të drejtuarit e Ismet Munshit arkëtuan pikët e plota, duke vazhduar kështu ëndrrën për titull kampion për herë të parë në histori të klubit.

Golat për ‘portokallinjtë’ i realizuan Mirlind Daku, Blend Baftiu dhe Arbër Prekazi, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e shënoi, Drilon Fazliu.

Pas kësaj fitoreje Ballkani renditet i dyti me 53 pikë (Prishtina luan me Feronikelin sot), 5 me pak se Drita që kryeson, ndërsa Vushtrria mbetet e 11-ta me 16-të pikë.

Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka siguruar një pikë krejt në fundin e ndeshjes ndaj Llapit, duke barazuar 2:2 e kështu duke hedhur hap prapa në luftën për titull.

Lojtari i ndeshjes ishte Valmir Veliu (15’ 42’) që realizoi dy gola, ndërsa goli i dytë ishte spektakël më vete.

Golin e parë për vendasit e realizoi Keita Razak (22’), ndërsa Gerhard Progni (90′) i siguroi një pikë ekipit të tij me një gol të mrekullueshëm.

Gjilani tashmë tubon 52 pikë në vendin e tretë, një më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak dhe gjashtë pikë më pak se liderja Drita.

KF Llapi qëndron në mesin e tabelës, më saktësisht në pozitën e gjashtë, me 49 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *