Ballkani me hapa të sigurt drejt titullit, ja si duket tabela e Superligës pas takimeve të sotme

Kanë përfunduar të gjitha takimet e Superligës së Kosovës që nisen në ora 13:00, shkruan Insporti.

Derbi i ksaj jave ishte ai në mes të vendit të parë dhe dytë në tabelë, Ballkani dhe Dritës.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë kohës dhe arkëtuan tri pikët përmes golave të Baftiut dhe Edvin Kuçit. Sfida u mbyll 2-0 në të mirë të “Xhebsave”.

Ballkani me fitore, tashmë numëron 44 pikë, tre më shumë se Gjilani, dhe katër më shumë se Drita.

Llapi ktheu rezultatin si mysafir i Trepçës 89, ku nga disavantazhi 1-0 arritën që të fitojnë 1-2, ndërkohë Gjilani mposhti në shtëpi kampionin aktual të Kosovës, Feronikelin me rezultat 2-1.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *