Ballkani me fitore bindëse ndaj Feronikelit ’74, Drita ‘zhgënjen’ me Lirinë, Llapi ndalet pa gola nga Dukagjini

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Ballkani nuk ka lejuar asnjë befasi duke shënuar fitore bindëse prej 0-3 ndaj Feronikelit ’74.

Almir Kryeziu [44′], Edvin Kuc [66′] dhe Nazmi Gripshi [84′] shënuan për fitoren e suahrekasve.

Në anën tjetër Drita nuk arriti më shumë se një pikë ndaj Lirisë duke barazuar me rezultat 1-1.

Të parët në avantazh kaluan gjilanasit me golin e Krasniqit në minutën e 4’të, por Liria realizoi me Prins Tijuenza për të barazuar shifrat.

Llapi poashtu u ndalua me barazim nga Dukagjini, por në stadiumin “18 qershori” nuk pati gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *