Drita dhe Ballkani i kanë mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në raundin e tretë të kualifikimeve për Conference League.
Ballkani dhe Drita janë dy ekipet e mbetura këtë edicion në garat evropiane.
Në raundin e dytë, Drita do të përballet me ekipin belg, Royal Antwerp, kurse Ballkani me ekipin nga San Marino, La Fiorita.
Ballkani në rast kualifikimi, në raundin e tretë do të përballet me fituesin e duelit mes Sutjeskas nga Mali i Zi dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe.