Kanë përfunduar pesë ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Ballkani nuk i lejoi asgjë rastit duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 2-0.
Me këtë fitore Ballkani konfirmohet si kampioni i edicionit të sivjetëm të Superligës, duke e mbrojtur titullin nga viti i kaluar.
Surpriza më e madhe për sot ishte Malisheva ku arriti të triumfoi ndaj Dritës me rezultat 0-1.
Prishtina mposhti 4-1 Drenicën, Dukagjini doli me pikë të plota duke fituar ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1, kurse Llapi e Gjilani u ndanë në paqe me rezultat 2-2.