Ballkani kalon në play-off të Conference League

Ballkani ka kaluar tutje në Play-offin e Conference League.

Skuadra kosovare ka fituar edhe në udhëtim ndaj Lincoln Red Imps me rezultat 1-3, kurse në ndeshjen e parë fitoi me rezultat 2-0 në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Korenica, Kuç dhe Zyba realizuan për fitoren e Ballkanit, kurse për vendasit realizoi Juampe.

Korenica realizoi në minutën e 48’të, Kuç në minutën e 64’të kurse Juampe në minutën e 67’të. Krejt në sekondat e fundit realizoi Qëndrim Zyba për rezultatin final të takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *