Ballkani i zhvilloi katër ndeshje në Prishtinë dhe kishte shënuar vetëm një gol, por çuditërisht sot i shënoi pesë sosh kampionit

Befasia më e madhe në tërë edicionin e sivjetmë të Superligës së Kosovës ka ndodhur në xhiron e fundit.

Prishtina çuditërisht u poshtërua nga Ballkani pasi pësoi humbje me rezultat të thellë 2-5.

Ishte paralajmëruar se mund të ketë tolerime për këtë ndeshje, por befasia ndodhi pasi Prishtina u fut në formacionin më të mirë.

Gjithsesi kthehemi në kohë dhe shikojmë ndeshjet e mëparshme të Ballkanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Katër përballje ishin zhvilluar mes Prishtinës dhe Ballkanit në kryeqytet, ku mysafirët kishin arritur të shënonin vetëm një herë në 360 minuta lojë.

Por sot ndaj Prishtinës më të fortë në vitet e fundit, Ballkani shënoi plot pesë gola dhe ky rezultat bën që të dyshojë shumë kush për një tolerim.

Gjithsesi përkundër fitores së suharekasve, ata nuk arritën të dalin në Evropë, pasi Drita mposhti Arbërinë në Gjilan dhe si e dyta do të luaj në garat e UEFA Conference League. /Gazeta Olle/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *