Ballkani i fortë për Dritën, Malisheva e njofton Egbon me humbje

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e ka fituar derbin kundër Dritës me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lumbardh Dellova, i cili i siguroi Ballkanit fitoren në minutën e 36’.

Fitore sot regjistroi edhe Gjilani, i cili e mposhti 2:1 Feronikelin ’74. Golat për gjilanasit i shënuan Redon Ismaili (minuta e 44’) dhe Nasko Milev (minuta e 63’), kurse golin e nderit te Feronikeli ’74 e shënoi Shilova në minutën e 88’.

Ndërkaq, skuadra e Malishevës e ka njoftuar Emmanuel Egbon me humbjen e parë në Superligë, pasi e mposhti Prishtinën 1:0.

Egbo e riktheu qysh në ndeshjen e parë të tij Prishtinën drejt fitores, kurse sot u mposht nga Malisheva 1:0, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ilir Mustafa nga penalltia në minutën e 85’.

Rezultatet finale i gjeni më poshtë.

FC Ballkani 1:0 Drita

Gjilani 2:1 Feronikeli ‘74

Malisheva 1:0 Prishtina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *