Skuadra e Ballkanit sonte luan ndaj SC Gjilanit.
Ballkani dhe Gjilani luajnë me fillim nga ora 13:00, në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ky ballafaqim zhvillohet në Suharekë, në stadiumin e qytetit, ku Ballkani rikthehet në stadium, pas rinovimit që ia bëri fushës.
Klubi i Ilir Dajës ndodhet në vendin e dytë me 15 pikë (3 ndeshje më pak se Drita), kurse Gjilani ndodhet në vendin e tretë me 14 pikë.
Kjo është ndeshja e vetme që luhet sot në Superligën e Kosovës, pasi takimit Prishtina-Trepça 89′ është shtyrë.