Ballkani fiton thellë ndaj Prishtinës së Re, paqe në Klinë – Malisheva triumfon ndaj Drenicës

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri ndeshjet e para të xhiros së 16-të, të Superligës së Kosovës.

Tri ndeshjet e para të xhiros janë luajtur në Klinë, Suharekë e Malishevë.

Ballkani ka triumfuar në Suharekë me rezultat të thellë ndaj Prishtinës së Re, duke mbajtur kreun e tabelës, për të paktën një javë tjetër, madje duke u shkëputur në 2 pikë, përkohësisht.

Suharekasit fituan 6-1, me nga tre gola të shënuar për pjesë.

Në një duel mjaft të luftuar në Klinë, ndeshja Dukagjini – Drita u mbyll baras.

Të parët që dolën në epërsi ishin vendasit, në minutën e 52-të, teksa Drita e barazoi rezultatin në frymën e fundit, në minutën e 94-të.

Dukagjini vazhdon i pamposhtur nën drejtimin e Ndue Përgjokajt, teksa Drita shkon në dy ndeshje radhazi pa fitore në Superligë.

Një fitore të vlefshme e mori Malisheva.

Të besuarit e Elon Berishës fituan si vendas ndaj Drenicës.

Malisheva fitoi 2-0, me dy golat e shënuar nga Arlind Veliu, në pjesën e parë.

Me këto rezultate, Ballkani mbetet lider me 29 pikë, dy më shumë se Dukagjini në vendin e dytë. Prishtina është e treta me 26 pikë dhe me dy ndeshje më pak. Vendi i katërt i përket Malishevës me 25 pikë, teksa Drita është e pesta me 24 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *