Ballkani fiton pastër ndaj Trepçës’89, barazohet me pikë me Dritën

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në “Riza Lushta” ndaj Trepcës’89 në Superligën e Kosovës në futboll.

Mirlind Daku e shënoi golin e parë në minutën e 36-të të ndeshjes, para syve të selektorit të Kosovës, Bernard Challandes i cili ishte prezent për ta parë këtë ndeshje.

Goli i dytë erdhi nga Arbër Hoxha në minutën e 69-të, i cili ishte goli i qetësisë e më pas edhe i fitores për mysafirët.

Me këtë triumf, Ballkani ngjitet në vendin e parë me 55 pikë, aq sa ka edhe Drita një pozitë më poshtë.

Në anën tjetër, Trepca’89 mbetet e gjashta me 32 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *