Ballkani ka arritur fitore të pastër ndaj Llapit me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Të dy golat për vendasit i realizoi Ermal Krasniqi.
Fillimisht Krasniqi realizoi në minutën e 13-të të ndeshjes, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi me rreth 30 minuta vonesë, teksa u vendos që të zbrasej stadiumi dhe ndeshje të vazhdonte pa praninë e tifozëve.
Gjasat për pikë nga kjo ndeshje u zbehën dukshëm kur Arbnor Ramadani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të të ndeshjes.
Golin e dytë Krasniqi e realizoi në sekondat e fundit të ndeshjes, 90+3.
Me këtë fitore, Ballkani merr primatin në tabelë me 11 pikë pas pesë xhirove, ndërkaq Llapi mbetet i parafundit me vetëm dy sosh.