Ka përfunduar pjesa e parë në “Air Albania” mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen.
45 minutat e para i takuan absolutisht Ballkanit që pati dominim total të ndeshjes dhe raste tejet të mira shënimi, por që mungoi goli.
Kuc dhe Zyba rrezikuan në 15 minutat e para të takimit me kokë, goditja e Kuc ishte tejet afër golit, por që topi në fund u largua nga vija e portës së Plzen.
Në vazhdimin e ndeshjes Ballkani insistoi të shënoi gol, Karrica ishte ai që ishte tejet pranë golit goditjen e të cilit e ndali portieri, Baier.
Mbetet të shihet se çka do na sjellë pjesa e dytë.