Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Astanas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit C në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës ka barazuar pa gola 0:0 me Astanën, në stadiumin “Astana Arena” në Kazakistan.
Të besuarit e trajnerit Ilir Daja, ishin më dominues në një nuancë, duke përfshirë dominimin në posedim të topit, e në raste për gol.
“Portokallezinjtë” tentuan 10 herë portën kazake, duke goditur tri herë në kornizë të portës.
Vlen të përmendet se një numër i tifozëve shqiptarë ishin prezent në tribuna, në përkrahje të skuadrës suharekase.
Ballkani me këtë barazim ka katër pikë në pozitën e tretë, po aq sa Astana e dyta. E para është Viktoria Plzen me nëntë pikë, derisa i fundit është Dinamo Zagrebi me tri pikë.