Një rast i rrallë vjen te Reali i Madridit me uellsianin Gareth Bale. Ylli i shumë kritikuar nga tifozët për mungesën e vlerësimit ndaj stemës së ekipit ka marrë të tjera komente negative.
Kjo pasi është vetë trajneri i madrilenëve që i dërgon tifozët në sulm ndaj tij. Ky i fundit nuk do të jetë në ndeshjen kundër Manchester City dhe Zidane e ka sqaruar situatën.
“Në fund janë shumë gjëra që thuhen. Ka pasur një bisedë private mes nesh dhe ekziston respekti që duhet të jetë mes një lojtari dhe një trajneri. Bale ka kërkuar vetë që të mos luajë ndaj Manchester City”, u shpreh Zidane.