Edhe në këtë afat kalimtar Gareth Bale ishte një nga lojtarët më të përfolur për të ndryshuar klub.
Duket se edhe kësaj telenovele i ka ardhur fundit, nga raportimet e fundit nga Sky lojtari është shumë afër rikthimi te Tottenhami.
Sipas gazetarit të njohur në botën e transferimeve Fabrizio Romano, lojtari ka pranuar kalimin te klubi nga Londra dhe e gjitha kjo është aprovuar edhe nga trajneri Jose Mourinho.
Bale do të kalojë si huazim një vjeçar dhe e gjithë rroga (17 milionë euro në sezon) do të paguhet nga Spurs.
Marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti, pasi është vet lojtari që po i shtytë të dy palët që çdo gjë të kryhet sa më shpejt dhe mos të ketë një tjetër dështim. /Telegrafi/