Bajrami edhe kundër Malmo shënon pa u bërë një minutë lojë

Goli i Nedim Bajramit në sekondën e njëzet e tretë kundër Italisë në Euro 2024 nuk është goli i vetëm i shpejtë i futbollistit shqiptar.

Mesfushori vazhdon me shënimin e golave të tjerë të shpejtë, ku një të tillë e ka shënuar të enjten kundër Malmo në Europa League.

Futbollisti shqiptar ka gjetur epërsinë për Rangers në sekondën e pesëdhjetë e pestë të ndeshjes.

Goli i Bajramit ka qenë i vetmi i shënuar gjatë dyzet e pesë minutëshit të parë, duke bërë që skuadra skoceze të shkojë në pushim me avantazh minimal.

Rangers, edhe pse mysafir, ka dominuar kundër Malmos, duke pasur pesëdhjetë e tre përqind të posedimit të topit. Skuadra skoceze ka bërë gjithashtu katër gjuajtje në portë dhe tri jashtë saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *