Baftiu shumë pranë skuadrës turke

Ylli i FC Ballkani, Blendi Baftiu padyshim që është emri më i përfolur në këtë merkato verore

E ardhmja e Baftiut edicionin e ri nuk do të jetë në Superligë, por në njërin nga shtetet evropiane: Turqisë apo Austrisë.

Teksa në Austri kanë dal në pah klubet si: Rapid Viena, Austria Viena dhe Lask Linz për transferimin e golashënuesit më të mirë në Kosovë. Në Turqi është zbuluar një skuadër që po bisedon për afrimin e tij

Klubi i cili po punon për transferimin e yllit kosovar është Hatayspor. Këtë e ka bërë të ditur Shahin Dagli në llogarinë e tij, i cili ka publikuar edhe të dhëna të 22 vjeçarit. Dagli publikon kryesisht transferime që kanë të bëjnë me klubin e Hatayspor.

“Përderisa Hatayspor po vazhdon të punoj në drejtim të këtij transferimi, ai (Baftiu) është njëri nga kandidatët potencial për tu bërë yll dhe për këtë u rendit i dyti në listën e UEFA-s me 50 lojtarët e rinj premtues në muajin shkurt”, ka shkruar Dagli në profilin e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *