Baftiu rrëmben ‘primatin’ si golashënuesi më i mirë në Superligë

Ditën e djeshme ka mbaruar xhiro e 28-të e Superligës së Kosovës.

Kampionati po bëhet i nxehtë si garën për titullin kampion por edhe për mbijetesë.

Krahas elitës, garë e ‘nxehtë’ është duke shkuar edhe për golashënuesin më të mirë në Superligë.

Ylli i Ballkanit, Blend Baftiu pas hat-trikut të shënuar ndaj Dukagjinit në fitoren e thellë të suharekasve prej 5:1, ka rrëmbyer edhe primatin e golashënuesit më të mirë në Superligë.

Pas Baftiu, vijnë Januzi e Manaj të cilët të dy realizuan gola në këtë javë, sidomos goli i sulmuesit të Prishtinës i cili ishte edhe vendimtar për fitoren e ‘bardhekaltërve’

Kurse hapin e këtyre është duke e ndjekur edhe Kastriot Rexha i Dritës i cili ka realizuar 13 gola, ndërsa dy futbollistët e Gjilanit, Fiton Hajdari e Gerhard Progni kanë nga 11-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *