Ekipi kosovar në CS:GO, “Bad News Eagles” ka arritur një tjetër sukses, kësaj radhe duke e prekur finalen e turneut “Elisa Invitational Sport”.
Për të arritur finalen e kësaj gare, “bNE” u përballë në gjysmëfinale me ekipin nga Çekia, “Sinners”, të cilin e mposhti në të dy ndeshjet e zhvilluara.
“Bad News Eagles” shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër “Sinners”, duke fituar në Vertigo me shifrat 16:13 dhe në Mirage 16:14.
Në finale, që zhvillohet me fillim nga ora 20:00, djelmoshat kosovarë do të përballen me ekipin francez, “HEET”, ekip ky që për nga pozita zë vendin e 28 në ranglistën botërore të CS:GO.