Mesfushori i talentuar kosovar Arbër Zeneli, ka pësuar lëndim në një miqësore me skuadrën e Reims.
Mediat raportonin se ylli i Kosovës ka këputur ligamentet, lëndim që i kishte ndodhur në vitin 2019, por një gjë mesa duket nuk është e vërtetë.
Babai i Arbërit, Avni Zeneli për lajmi.net, ka konfirmuar së kosovari nuk ka këputur ligamentin, por shkaku i lëndimit duhet me patjetër të operohet.
“Jo, nuk e ka këputur ligamentin, por e ka lënduar pak dhe duhet me patjetër t’i nënshtrohet një operacioni”.
I pyetur se nëse ka ndonjë datë kur të afërt se kur do rikthehet Arbëria, përgjigja e prindit të tij ishte që pa u operuar nuk është e mundur të dihet asgjë.
“Jo ende, nuk dimë asgjë para se të kryejë operimin”, nënvizoi babai i Arbërit.
Ndërkohë, ylli i Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se për një kohë nuk do jetë aktiv në rrjetet sociale në mënyrë që të fokusohet te shërimi sa më i shpejtë.