Avokati i Robin Krasniqit flet për rastin e titullit të kampionit botëror

‘Sportbuzzer’ së fundmi shkruan për kontestin e Robin Krasniqit në gjykatë dhe tentimin e tij për të fituar në ‘tavolinën e gjelbër’.

Javë më parë, kosovari dërgoi meçin në një juri neutrale e cila e shpalli fitues. Kjo i jep shtysë atij për nivele të tjera të gjykatës dhe për këtë ka folur edhe avokati i tij, Hundertmark.

“Vlerësimi i qartë i pesë anëtarëve me eksperiencë të jurisë konfirmon mendimin e z.Krasniqi dhe se vendimi i jurisë ishte i qëllimshëm në favor të z.Bosel”, ka thënë avokati.

Robin Krasniqi ka marrë përkrahje edhe nga boksierë të ndryshëm gjermanë, por edhe anëtarë të tjerë jurishë të cilët e kanë përgëzuar për guximin e tij që të shtyjë çështjen deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *