Kombëtarja e Kosovës ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botërorë, që do t’i zhvillojë këtë muaj.
Dardanët do të luajnë ndaj Zvicrës më 5 shtator dhe tre ditë më vonë ndaj Suedisë në Prishtinë.
Dy prurjet e reja të Kosovës, janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha.
Dyshja e re dardane kanë thënë në një video të publikuar nga FFK se janë krenar që përfaqësojnë Kombëtaren e Kosovës.
“Unë jam Leon Avdullahu, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Zemra më ka thënë me përfaqësu vendin tim Kosovën. Për vendin tim, zemrën në fushë e lë. Forca Kosova”, ka thënë Avdullahu.
“Unë jam Veldin Hoxha, lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Është nder të përfaqësoj vendin tim Kosovën. Forca Kosova”, tha Hoxha.