Autoritetet shëndetësore të Torinos kanë konfirmuar se ata janë gati për ta bllokuar udhëtimin e Juventusit në Milan për të luajtur “nëse konfirmohen më shumë raste në këtë skuadër”
Alex Sandro u testua pozitivë për Covid-19 të hënën, kurse sot u konfirmua edhe Juan Cuadrado.
Për shkak të kësaj situate, Juve ka vendosur që të jetë në “karantinë” gjatë natës së sotme në J Hotel, për të udhëtuar nesër në mëngjes pas rezultateve të fundit të testeve.
“Juventusi na ka informuar ne që dy lojtarët e tyre janë testuar pozitivë”, tha doktor, Roberto Testi që është drejtor në Depertamentin në Torino (ASL) për Corriere di Torino.
“Në këtë moment, ne nuk kemi prova që mund ta fusin në karantinë tërë skuadrën, për shkak se janë të infektuar vetëm dy lojtarë kurse të tjerët janë negativë”.
“Nëse do të këtë teste të tjera pozitive dhe prova që situata mund të dal jashtë kontrollit brenda skuadrës, ky do të jetë problem për sigurinë e lojtarëve të tjerë”.
“Qartë, në këtë pikë, ASL do të detyrohet që të intervenojë, duke izoluar të gjithë dhe duke bllokuar Juven për t’u nisur drejt Milanit.
Ky lajm vjen pas dy jave pasi Napoli fitoi apelin e tyre kundër Juventusit, pasi që konfirmojë se ASL e kishte bllokuar udhëtimin e tyre për shkak se në skuadër kishte disa raste.
Nëse nesër do të këtë më shumë raste, atëherë ndeshja Milan-Juventus do të shtyhet.
Ka tensione të mëdha në mes të protokollit të Serie A dhe autoriteteve lokale të shëndetësisë kur është në pyetje Covid-19, pasi që këto dy autoritete nuk pajtohen shumë në lidhje me ndeshjet që zhvillohen në ligë.